• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ndjek me interes e gjithë Europa, trajneri më i kërkuar rinovon në Gjermani

04/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çabi Alonso është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në një nga trajnerët më të kërkuar në Eruopë. Klubet e mëdha po monitorojnë punën e ish-mesfushorit të shquar spanjoll, i cili ka bërë mrekulli në vitin e tij të parë te Bajer Leverkusen, duke transformuar plotësisht skuadrën.

cabi alonso

Disa prej klubeve më të mëdha kishin piketuar trajnerin dhe mendonin që të hidhnin një hap për të në të ardhmen. Por Bajer Leverkusen i ka dalë punës para dhe sot ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me trajnerin.

Çabi Alonso ka nënshkruar marrëveshjen e re deri në vitin 2026 dhe tashmë do të jetë në detyrë që nga starti i sezonit, ndryshe nga edicioni i kaluar kur e mori drejtimin në tetor, me skuadrën që luftonte për mbijetesë. Në fund të sezonit, Leverkuseni ia doli që të siguronte Europën me vendin e 6 në klasifikim, teksa tekniku mori merita për skuadrën me futboll argëtues që kishte krijuar.

“Jam shumë mirënjohës për besimin që Bajer ka tek unë. E shoh sezonin e kaluar si pozitiv, por dëshiroj më shumë, ashtu si edhe klubi. Për këtë arsye, do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri”, theksoi Çabi Alonso pas firmës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barça përgatit ofertën e parë për Bernardo Silva

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.