• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“E njohim mirë Zvicrën, i dimë pikat e dobëta” – Muriqi flet para ndeshjes

04/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, shpreh besim të plotë se ekipi i tij do të dalë fitues në përballjen kundër Zvicrës në Basel.

Së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, në konferencë për media ishte sulmuesi i Mallorcas, i cili deklaroi se i njeh dobësitë e kundërshtarit.

“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe kemi analizuar çdo detaj të kundërshtarit. E njohim Zvicrën dhe dobësitë e saj. Atmosfera është e jashtëzakonshme, kemi lojtarë të nivelit të lartë dhe jam i bindur se nesër do të dalim fitues”.

“Fillova keq me të kuq, pastaj shënova kundër Real Madridit, dhe kundër Zvicrës kisha raste të mira për të shënuar. Ndjenja të shënuarit golash është gjithmonë e veçantë. Jemi të gatshëm dhe shpresojmë të gëzojmë tifozët që do të jenë në stadium,” deklaroi Muriqi.

Sulmuesi kryesor i Kosovës për shumë vite, tani ka aty edhe dy sulmues të tjerë në top formë, si Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani, ku Muriqi deklaroi se ata janë e ardhmja e Kosovës.

“Personalisht mendoj se Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani janë më të mirë se unë. Shpresoj që të dy të mos kenë lëndime dhe ata do ta thyejnë rekordin tim të golave te Kosova”,  deklaroi Muriqi

Next Post

Kosova mban seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Zvicrën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.