• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E pabesueshme, basketbollisti më i gjatë në NBA zgjatet edhe 2.5 centimetra gjatë pushimit

30/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli francez i basketbollit, Victor Wembanyama, vazhdon të habitë botën sportive.

Në konferencën për shtyp të organizuar nga San Antonio Spurs para fillimit të sezonit të ri të NBA-së, u konfirmua se 21-vjeçari ka arritur tashmë lartësinë prej 2.23.5 metrash, rreth 2.5 centimetra më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe pse sezoni i kaluar u shoqërua me disa probleme fizike, Spurs kishin paralajmëruar se trupi i tij ishte ende në zhvillim. Tani, në moshën 21-vjeçare, Wembanyama është bërë edhe më i gjatë dhe ka marrë lejen për të luajtur, pasi dëmtimi i shpatullës i takon tashmë së shkuarës.

“Kam punuar shumë me trupin tim. Nuk ka vend për përparim të mëtejshëm fizikisht, sepse mendoj se kam arritur maksimumin e mundshëm mes dy sezoneve. Tani është koha të luaj basketboll”, tha francezi.

Sezonin e kaluar, para dëmtimit, Wembanyama zhvilloi 46 ndeshje, duke regjistruar mesatarisht 24.3 pikë, 11 kërcime dhe 3.8 bllokime për ndeshje, statistika që e vendosën atë menjëherë mes lojtarëve më dominues në ligë.

Në prag të sezonit të ri, pritshmëritë për Wembanyaman dhe Spurs janë jashtëzakonisht të larta, me tifozët që shpresojnë se gjiganti francez do të shkëlqejë edhe më shumë.

 

 

Next Post

Genc Nuza ndan përsëri drejtësinë në garat evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.