Skuadra e Ajaxit ka barazuar 2:2 ndaj Groningenit, në ndeshjen e parafundit të sezonit në elitën e futbollit holandez.
Ky barazim mund t’ia humbë edhe titullin kampion.
Tifozët e PSV-së ishin në stadium, duke pritur fundin në ndeshjen e Ajaxit dhe kur e kuptuan se u shënua goli i barazimit, festuan si të çmendur dhe me plot të drejt, pasi tani po i prin tabelës me 76 pikë.
Ajaxi tani ka një pikë më pak se PSV-ja (75), pas barazimit 2:2 ndaj Groningenit.
Ndeshjën e fundit, Ajaxi e luan ndaj Twentes, kurse PSV-ja derbin ndaj Sparta Rotterdamit.
https://youtube.com/watch?v=BiG6W0J_sX0%3Fenablejsapi%3D1%26autoplay%3D0%26cc_load_policy%3D0%26iv_load_policy%3D1%26loop%3D0%26modestbranding%3D0%26fs%3D1%26playsinline%3D0%26controls%3D1%26color%3Dred%26cc_lang_pref%3D%26rel%3D1%26autohide%3D2%26theme%3Ddark%26