Franca sapo ka humbur mundësinë e artë për të kaluar në avantazh ndaj Marokut, por Kylian Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Mbappe pengohet në zonë nga Noussair Mazraoui. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. E konfirmon edhe VAR.
Topin e merr Mbappe. Një goditje shumë e dobët me të djathtën nga sulmuesi francez, që pritet pa problem nga Bono. Pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, Mbappe i kërkon “llogari” arbitrit, pse vonoi kaq shumë ta lejonte të ekzekutonte goditjen. Kylian Mbappe u detyrua të priste 3 minuta e 12 sekonda për të gjuajtur penalltinë kundër Marokut. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.
ë rast se Mbappe do të kishte shënuar nga penalltia, do të kishte barazuar Leo Meesin me 8 gola në këtë Botëror. Megjithatë, edhe Messi humbi fillimisht penallti ndaj Egjiptit…