Filippo Inzaghi u rikthye në fushë për një ndeshje mes legjendash, por këtë herë ish-sulmuesi italian nuk arriti të shënonte nga një pozicion që dikur do ta kishte shfrytëzuar pa shumë vështirësi.
Inzaghi mori pjesë të shtunën në mbrëmje në “Legends Game”, të organizuar nga Palermo në stadiumin Renzo Barbera, në nder të ish-yllit të klubit, Fabrizio Miccolit.
Në sfidë morën pjesë disa emra të njohur të futbollit italian, mes tyre Federico Balzaretti, Josip Iličić, Amauri dhe ish-sulmuesi legjendar i Milanit, Inzaghi, përcjell ORAinfo.
Një rast i artë për “Super Pippo”
Në një prej aksioneve të para të ndeshjes, Mattia Cassani kombinoi bukur me Inzaghin dhe i krijoi sulmuesit një mundësi ideale brenda zonës.
Inzaghi, i cili gjatë karrierës së tij ishte i njohur pikërisht për pozicionimin dhe instinktin në zonën e rreptësisë, e kishte gjetur hapësirën në mënyrë perfekte. Megjithatë, goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Sì, Pippo Inzaghi ha sbagliato QUESTO gol 😳❌
Segui The Last Match – Miccoli Legends Game LIVE e GRATUITAMENTE su #DAZN https://t.co/JIvlEmLCF3
Megjithatë, rikthimi i tij në fushë solli nostalgji për tifozët e Milanit dhe të futbollit italian, të cilët patën mundësinë të shihnin sërish në aksion një prej golashënuesve më karakteristikë të brezit të tij. /ORAinfo/