Thursday, 26. March 2026
Sport

“E pamundur, na vjen keq”, pse Lloris nuk u transferua në Serie A?

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Hugo Lloris ishte shumë afër transferimit në Serie A te Lazio. Klubi bardhekaltër arriti akordin ekonomik me Tottenhamin në lidhje me portierin francez.

Por, 36-vjeçari, edhe pse bisedoi gjatë me drejtuesit romanë, nuk do të transferohet në kryeqytetin italian. Shtypi francez shkruan se marrëveshja finale ngeci te posti i titullarit.

Lloris kërkoi të ishte ai zgjedhja e parë e trajnerit Maurizio Sarri mes shtyllave, garanci që Lazio nuk ia dha. Dhe firma nuk erdhi.

Ivan Provedel e mbylli në mënyrë fantastike sezonin e parë me Lazion dhe u shpall portieri më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A.

Dhe pavarësisht eksperiencës së madhe dhe faktit të Lloris ka fituar një Botëror me Francën, drejtuesit e klubit italian nuk mund t’ia dhuronin postin e titullarit fiks.

Teilen: