Saturday, 23. May 2026
Sport

E pandalshme Distria Krasniqi, kualifikohet në finale

GS 07/03/2025 1 Min. Lesezeit

Distria Krasniqi në super formë sot në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

Kampionia olimpike arriti të kualifikohet në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale, Distria mposhti hungarezen, Reka Pupp.

Paraprakisht, ajo eliminoi serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr.

Në finale, Distria do të përballet me japonezen, Iroha Oi.

Teilen: