• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E paprecedentë, Reali nuk kaloi gjysmëfushën për 23 minuta në “El Clasico”

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona mundi përsëri Realin e Madridit (4-3) të dielën pasdite dhe festoi “El Clasico”-n e katërt radhazi me ngjyrat blaugrana.barcaNjë ndeshje në të cilën skuadra e drejtuar nga Hansi Flik arriti të fitonte falë një përmbysjeje spektakolare në pjesën e parë. Reali i Madridit e nisi ndeshjen në avantazh 0-2 falë një dygolëshi nga Kilië Mbape, por Barcelona arriti të përmbyste ndeshjen në vetëm 15 minuta me efikasitet maksimal dhe lojë spektakolare. Me radhë, Erik Garsia, Lamin Jamal dhe dy herë Rafinja shënuan golat dhe demonstruan superioritetin e plotë të Barçës në këtë fragment loje të ndeshjes.

Një shembull i qartë i dominimit gati absolut të Barcelonës gjatë përmbysjes në “El Clásico” ishte kontrolli i plotë i topit nga ekipi i Flik dhe pamundësia e Realit për të bërë qoftë dhe një pasim të vetëm në gjysmëfushën e katalanasve për 23 minuta me radhë! Pasi Vinicius dha pasimin e golit të dytë të Realit shënuar nga Mbape kur kronometri shënonte 13 minuta e 39 sekonda, u deshën të kalonin pothuajse 23 minuta para se madrilenët të mund të vinin këmbën gjysmën e fushës së Barcelonës.

Ndodhi në minutën e 37-të e 32 sekonda, me rezultatin e përmbysur 3- 2 në favor të blaugranave. Ishte një gjuajtje me kokë nga Bellingam që përfundoi pa asnjë rrezik për portën e Sheznit, më saktë në këmbët e Pedrit. Pasimi i parë i saktë nga Reali i Madridit në gjysmëfushën e kundërshtarit duhej të priste deri në minutën e 40:05, me një top të gjatë nga Asensio për Vinicius, të cilin braziliani nuk arriti ta kontrollonte siç duhet. Gjatë gjithë kësaj kohe, Barça dhuroi një shfaqje të shkëlqyer futbolli dhe e ngujoi Realin në gjysmën e tyre të fushës, me të bardhët që nuk ishin në gjendje të vazhdonin të kërcënonin portën e Sheznit.

10 KM MË PAK – Barcelona jo vetëm që dominoi zotërimin e topit dhe rastet në “El Clasico”, por ishte edhe më e freskët fizikisht, ndonëse kishte konsumuar më shumë se 120 minuta lojë ndaj Interit në Ligën e Kampioneve. Reali e përfundoi ndeshjen me 98 kilometra të përshkuara, ndërsa Barcelona e përfundoi ndeshjen me një distancë totale prej 108 kilometrash. Këto shifra janë alarmante, vlera e dytë më e ulët për Madridin në këtë sezon, që tregon se në çfarë gjendje është paraqitur ekipi i Ançelotit në “Montjuiç”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Manchester United po përgatitet të paguaj klauzolën e Araujos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.