Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

E papritur! Griezmann tërhiqet nga kombëtarja e Francës

GS 30/09/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

33-vjeçari ka luajtur 137 ndeshje me Francën, duke shënuar 44 gola. Ai debutoi me fanellën e “Les Bleus” në 2014 dhe fitoi Kupën e Botës 2018.

“Me një zemër plot kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime”, tha Griezmann në një mesazh të postuar në Instagram. “Faleminderit për këtë aventurë të mrekullueshme trengjyrësh dhe shihemi së shpejti.”

Teilen: