Patrik Vieira do të jetë trajneri i ri i Xhenoas. Klubi i Seria A ka vendosur të largojë Alberto Xhilardinon dhe francezi tregohet si pasuesi i tij.
Patrik Vieira ushtroi detyrën e trajnerit sezonin e kaluar te Strasburg në Francë. Ndërkohë Italia nuk është vend i panjohur për 48-vjeçarin.
Kjo pasi ka mbajtur veshur fanellat e Milanit, Juventusit dhe Interit para se ta mbyllte karrierën te Mançester Siti.
Kjo sjellje e Xhenoas duket befasuese dhe me interes pritet të shihet si do shkojë.
PANORAMASPORT.AL