Transferimi i Ousman Dmebele nga Barcelona te PSG dukej çështje e mbyllur. Por për çudinë te gjithëve, sot sulmuesi francez i ka hipur avionit për të udhëtuar nga Franca drejt Spanjës dhe pasdite do të shfaqet në stërvitje me katalanasit.
PSG dhe lojtari bënë të ditur zyrtarisht se do të ekzekutohej aktivizimi i klauzolës së largimit të tij nga Barcelona, me vlerën e 50 milionë eurove. Gjithçka dukej fakt i kryer dhe klubi francez me lojtarin kishin gjetur një akord, që nuk lumturoi shumë katalanasit.
Por dokumentacioni i tij po vonon për çështje burokratike dhe prezantim zyrtar nuk është bërë ende. Një situatë që ka detyruar Dembele të kthehet te Barcelona, pasi rezulton ende nën kontratë me klubin katalanas. Ky i fundit shpreson që problemet të vazhdojnë e në këtë mënyrë, të tentojë të bëjë të pavlefshme klauzolën prej 50 milionë eurosh, e cila do të dyfishohej më 1 gusht.
Sipas klauzolës së vjetër, nga 50 milionë eurot, vetëm 25 milionë shkojnë në arkat e Barcelonës, nërsa pjesa tjetër në llogarinë e futbollistit.
PANORAMASPORT.AL