Është mbyllur para pak çastesh sfida në Andorra La Vella.
Kosova, pas katër barazimesh e dy humbjesh, ka gjetur edhe rrugën e fitores, përcjell lajmi.net.
Djelmoshat e Glihas triumfuan pastër në udhëtim te Andorra, 0-3.
Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Milot Rashica, që dy herë realizoi vetë e njëherë tjetër asistoi për Altin Zeqirin.
Aktualisht, me këtë triumf, kombëtarja jonë pozicionohet në vendin e katërt në grup, pas Zvicrës, Rumanisë e Izraelit e para Bjellorusisë e kundërshtares së sontme.
Kujtojmë se takimi me Izraelin, i paraparë të zhvillohet këtë grumbullim, është shtyer për më vonë për shkak të zhvillimeve në Rripin e Gazës.