• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E paralajmëruar/ Mbështet protetat në Serbi, Djokovic detyrohet nga Vuçiç të zhvendoset në Greqi

11/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Novak Djokovic ka marrë një vendim të bujshëm pas përplasjes me qeverinë e Serbisë. Pas mbështetjes së tij publike për protestat studentore kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, autoritetet serbe e kanë etiketuar si “tradhtar”, duke kthyer përmbys raportin e tyre me kampionin që deri dje e lavdëronin për çdo sukses sportiv.

Përballë fushatës së sulmeve dhe kritikave të ashpra, tenisti serb është larguar nga Beogradi dhe është zhvendosur në Athinë së bashku me familjen. Mediet greke konfirmojnë se Djokovic ka regjistruar në një shkollë të kryeqytetit dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Stefan dhe Tara, ndërsa është parë duke u stërvitur me djalin në fushat e një klubi lokal tenisi.

Ky “ekzil” i zgjedhur nuk mbetet vetëm në planin personal, por prek edhe sportin. Djokovic është pronar i turneut të Beogradit, i cili prej muajit nëntor do të zhvendoset zyrtarisht në Athinë. Me këtë lëvizje, kampioni i madh synon të qetësojë situatën përreth tij dhe familjes, duke vazhduar ndërkohë aktivitetin sportiv larg presionit të qeverisë serbe.

Vendimi i tij vjen në një moment delikat, pak ditë pas eliminimit nga Carlos Alcaraz në gjysmëfinalet e US Open 2025, por mbi të gjitha në mes të trazirave politike në Serbi, ku studentët kërkojnë zgjedhje të reja dhe një ndryshim politik.

Image

Next Post

Eurobasket 2025/ Të premten zbresin në parket katër më të mirat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.