Skuadra e Dritës ka mundur Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 1-0 dhe ka vazhduar ecurinë e saj si e pamposhtur në këtë turne. Një arritje e rëndësishme në aspektin sportiv, por edhe financiar për kampionët në fuqi të Kosovës.
Drita vetëm falë rezultateve të arritura në grupe, ka kaluar 1 milion euro fitime nga UEFA, pa llogaritur shumat e majme që ka marrë për kualifikimin në këtë fazë të turneut, apo shumat që pritet t’i kalojnë në vijim për play-off apo pozicionin në tabelë.
UEFA ka caktuar një bonus prej 400 mijë eurosh për çdo fitore në fazën në grupe të Ligës së Konferencës, si dhe 133 mijë euro në rast barazimi.
Drita ka barazuar dy ndeshjet e para ndaj KuPS dhe Omonias, ndërsa më pas mundi Shelburnin e së fundmi Shkëndijën e Tetovës.
Kësisoj, ajo ka përfituar 1 milion e 66 mijë euro vetëm si bonuse nga rezultatet e regjistruara në grup, që padyshim do të ndihmojë klubin që të vazhdojë rritjen në vijim në arnën kombëtare e ndërkombëtare.


