• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E pazakontë në kualifikueset e Botërorit/ Federata pezullon trajnerin dhe kapitenin, i akuzon për ‘sabotim’

10/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e Guineas Ekuatoriale ndaj Malaui ishte parashikuar për t’u luajtur dje.

Miqtë e Guineas Ekuatoriale nuk u paraqitën, ndërsa federata e vendit të tyre ka reaguar.

Sipas tyre ishte rregulluar gjithçka për të udhëtuar direkt në Malaui me “charter”, por kapiteni dhe trajneri “sabotuan” duke ndikuar te gjithë skuadra. Kështu është vendosur për pezullimin e tyre.

Ndeshja do të luhej për kualifikueset e Botërorit 2026. Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë me fatin e këtij takimi, pasi duket se do të ndikojë drejtpërdrejt te vendi i dytë që shkon në “play-off”.

Vetëm Tunizia e ka siguruar kualifikimin deri tani. Tashmë do të jetë në dorën e FIFA-s.

“Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Guinesë Ekuatoriale ka mbajtur një mbledhje urgjente për të analizuar vendimin e marrë nga kapiteni i ekipit kombëtar dhe trajneri, Juan Miça, për të mos udhëtuar në Malaui. Presidenti dhe të tjerët kanë dënuar vendimin e Nsue dhe të tjerëve për të njollosur imazhin e vendit, të FEGUIFUT-it si edhe të vetë ekipit kombëtar përpara komunitetit ndërkombëtar.

Bordi ka kryer gjithë punën logjistike si edhe parashikimin ekonomik, duke ia dërguar të gjitha Ministrisë, e cila gjithashtu e ka miratuar dokumentin. Megjithatë, Qeveria dhe FEGUIFUT e konsiderojnë një mungesë respekti nga ana e lojtarëve dhe trajnerit të tyre ndaj popullit të Guinesë Ekuatoriale”, shkruhej në njoftimin e Federatës.

 

Next Post

Hysaj gati për Serbinë: Kemi ardhur për fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.