Milani ka dhuruar sot një skenë të pazakontë në pushimin e ndeshjes së Serisë A që luajti ndaj Bolonjës. Kuqezinjtë e Piolit, në vend që të futeshin në dhomat e zhveshjeve, u sistemuan në pankinën e kuqezinjve, duke ndjekur aty udhëzimet që kishte trajneri për ta.
Shkak ishte bërë një problem teknik në stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës. Në dhomat e zhveshjes nuk kishte ajër të kondicionuar për shkak të këtij problemi dhe kuqezinjtë kanë vendosur që të kalojnë pushimin “në natyrë” pasi në ambientet e brendshme ishte shumë vapë.
Situata e pazakontë nuk ka shqetësuar shumë Piolin, i cili ka dhënë aty udhëzimet e tij për ekipin, që fitoi me shifrat 2-0 sfidën e parë të këtij sezoni në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL