• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E pazakontë: Neuer u lëndua duke festuar

06/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një fitoreje të shkëlqyer ndaj rivalit Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, Bayern Munichu e mori një lajm të keq që lidhet me Manuel Neuer.

Kapiteni i ekipit të Vincent Kompany u largua nga fusha për shkak të dëmtimit të pësuar në minutën e 59-të të ndeshjes, ndërsa në vend të tij hyri 21 vjeçari Jonas Urbig.

Është e pabesueshme, por e vërtetë: lëndimi i veteranit të portës u shkaktua nga vrapimi i tij për ta festuar golin e shokut të tij të skuadrës, Musiela.

Gjiganti bavarez e lëshoi një deklaratë në lidhje me gjendjen e portierit legjendar gjerman.

“Manuel Neuer e pësoi një këputje të muskulit në pulpin e djathtë në fitoren 3:0 ndaj Bayer Levrkusenit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma. Diagnoza është konfirmuar nga stafi mjekësor i Bayernit. Prandaj, portieri i kampionëve të shumëfishtë do të jetë jashtë fushës së blertë për një periudhë të pacaktuar”, njoftoi klubi gjerman.

Sipas “Sky Sport DE”, një rikthim i 38-vjeçarit para ndeshjeve të Kombëtareve (18-26 mars) është aktualisht jorealist, që do të thotë se ai mund ta humbasë jo vetëm ndeshjen e kthimit kundër Leverkusenit të Granit Xhakës, por edhe ndeshjet e Bundesligës kundër Bochum, Union Berlin dhe St. Pauli.

Sipas këtij vlerësimi, ai duhet të rikthehet në kohë për çerekfinalen e mundshme të Championsit, lajm që mund të jetë me interes edhe për Interin, në rast se skuadra e Simone Inzaghit do të kalojë në xhiron e ardhshme./Lajmi.net/

Next Post

Milani ka dy objektive kryesore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.