• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E pranon Arteta: Arsenali nuk është në nivelin e Man City

20/05/2023
in Moto GP
Share on FacebookShare on Twitter

Mikel Arteta pranoi se Arsenali thjesht nuk është në nivelin e Manchester Cityt dhe se ata nuk do të jenë në gjendje ta ndryshojnë këtë në tre muaj.

‘Topçinjtë’ u mposhtën 1-0 në Nottingham Forest sot, një humbje që e pa Cityn të kurorëzuar kampion për herë të pestë në gjashtë sezonet e fundit, transmeton lajmi.net.

  

Kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshje për skuadrën e Artetës, e cila ka ngecur në fund mes presionit të pamëshirshëm që u është bërë nga kampioni gjatë dy muajve të fundit.

I pyetur pas ndeshjes se çfarë mund të bëjë tani për të mbyllur diferencën me kampionët, Arteta tha:

“Kjo është puna ime, kjo është puna jonë dhe kjo është ajo që meriton ky klub. E di që nuk jemi në atë nivel, por duhet të gjejmë një mënyrë. Kjo nuk mjafton. Nuk do të ndryshojë për tre muaj. Ne duhet të jemi në atë nivel, por duhet të gjejmë mënyra të tjera për ta bërë këtë. Për shembull sot na duhej të luanim shumë më mirë. Kjo është përgjegjësia ime”./Lajmi.net/

  


Next Post

Plepolli: Kampiona pa stadiume si FC Ballkani si FC Drita 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.