• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E presin dy ndeshje vendimtare, Konseisao ka një mision te Juventusi

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fransisko Konseisao është në prag të një jave që mund të përcaktojë jo vetëm fatin europian të Juventusit, por edhe të ardhmen e tij personale në klubin bardhezi.

bandicam 2025-05-02 20-38-23-244

I ardhur nga Porto si një driblues i lindur, një lojtar që premtonte të sillte vrull dhe kreativitet në sulmin e Juventusit, portugezi ka kaluar një sezon me ulje-ngritje, ku shkëndijat fillestare janë shuar nga dëmtimet, mungesa e vazhdimësisë dhe ndryshimet taktike. Nën drejtimin e Igor Tudorit, fillimi nuk ishte premtues.

Pas ndeshjes me Leçen, Konseisao u kritikua ashpër së bashku me disa prej zëvendësuesve të tjerë. Megjithatë, reagimi i tij në sfidën e radhës ndaj Parmës ndryshoi perceptimin e trajnerit kroat, duke e kthyer atë në një kandidaturë serioze për një vend titullari në dy sfidat kyçe që presin Juventusin, kundër Bolonjës dhe Lacios.

Këto dy përballje pritet të jenë vendimtare për fatin e klubit në garat europiane. Një vend në Champions do të përkthehej në qetësi ekonomike dhe prestigj, ndërsa Liga e Europës do të nënkuptonte një tjetër verë me pikëpyetje dhe reduktim ambiciesh. Në këtë skenë të tensionuar, mungesa e Jildiz për shkak të pezullimit i ka hapur Konseisaos një derë që ai duhet ta shfrytëzojë me çdo kusht.

Edhe pse rendimenti i tij ka qenë në rënie, statistikat flasin ende në favor të Konseisaos. Ai kryeson ndaj Jildiz në disa tregues për çdo 90 minuta, më shumë goditje në portë (2.7 ndaj 2.3), më shumë driblime (2.6 ndaj 2.2) dhe një produktivitet të ngjashëm në gola (0.2 për ndeshje). Por diferenca qëndron në impaktin e përgjithshëm që Jildiz ka pasur në lojën e skuadrës – një fushë ku portugezi duhet ende të bindë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bayerni bën gati 250 milionë euro për transferimin e Wirtz nga Leverkusen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.