Klubi i Sasuolos ka qenë mes atyre që kanë kërkuar nga Interi gjatë kësaj jave informacione për Kristjan Asllanin. Skuadra në fjalë besonte se mund t’i jepte hapësirat e duhura futbollistit shqiptar i cili nuk po aktivizohet te zikaltërit.
Por Asllani raportohet se e ka refuzuar mundësinë për të veshur fanellën e këtij ekipi, edhe pse mund të luante më rregullisht dhe kjo ka bërë që skuadra italiane të kthehet nga një tjetër lojtar i cili mund të shtojë fantazinë në mesfushë, edhe pse bëhet fjalë për një lojtar të një tipi tjetër.
Klubi ka zyrtarizuar sot kthimin në Itali të Samu Kastijeho. Mesfushori ofensiv, i cili u shpall kampion i Serisë A me Milanin, i ka dhënë lamtumirën vetëm pas një viti skuadrës së Valencias, për t’u bërë përsëri pjesë e kampionatit italian. Ai është huazuar me të drejtë blerje nga Sasuolo, duke shpresuar që të bëhet përsëri pjesë e futbollit të rëndësishëm pas një aventurë pa shumë shkëlqim në Spanjë.
PANORAMASPORT.AL