Thursday, 28. May 2026
Sport

E rrallë/ Ekipi anglez eliminohet me një gol rreth 40 metra nga rivënia anësore

GS 02/11/2024 1 Min. Lesezeit

Amatorët e Tamworth kanë qenë sencacioni i mbrëmjes së kaluar duke eliminuar nga “FA Cup” ekipin e Huddersfield Town falë një goli, të cilin nuk keni mundësi ta shikoni shpesh.

Rrjeta që vendosi ndeshjen u përgatit nga Tom Tonks, i cili nga një distancë gati 40 metra, ekzekutoi me dorë rivënien dhe më pas bëri gjithçka vetë portieri Chris Maxwell.

Rivënia e Tonks ishte e fortë, por meritë për golin e kishte Maxwell, i cili gaboi me mënyrën se si preferoi që të frenonte atë top në sytë e 3533 spektatorëve në “The Lamb Ground”.

Për ekipin e Tamworth, të cilët janë pjesë e Ligës Kombëtare (niveli i pestë në hierarkinë e futbollit anglez), të tilla mrekulli ndodhin rrallë.

Sipas rregullores së futbollit një lojtar nuk mund të shënojë gol me dorë, por në këtë rast ka qenë “kontributi” i portierit mik që ka kthyer të vlefshme rrjetën.

 

 

Teilen: