• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E shitën Tonalin – por Milani tani ka gjetur zëvendësuesin e tij te rivali i Serie A

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani është interesuar për nënshkrimin e marokenit Sofyan Amrabat nga Fiorentina – sipas raportimeve nga Tuttomercato.

Kuqezinjtë vazhdojnë të vlerësojnë zëvendësuesit e mundshëm të Sandro Tonalit, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Newcastle në ditët e ardhshme.

Sipas raportimeve të së hënës, Tuttomercato bën të ditur se Milani pret plotësisht që Amrabat të largohet nga Fiorentina këtë verë dhe si rezultat, po bën një vlerësim konkret të lojtarit dhe mund të bëjë ofertën e parë zyrtare në ditët në vijim.

Rocco Comisso, presidenti i Fiorentinës, mendohet se vlerëson Amrabatin në 30 milionë euro, megjithëse toskanët nuk kanë marrë ende një ofertë zyrtare nga ndonjë klub i interesuar.

Amrabat, i cili tërhoqi vëmendjen për paraqitjet e tij në rrugën drejt çerekfinales së Kupës së Botës në Katar me Marokun, kishte qenë në prag të bashkimit me Barcelonën në janar, megjithëse kjo marrëveshje dështoi pasi katalanasit ishin në gjendje të ofronin vetëm një huazim me mundësi blerjeje.

Kohët e fundit, ka pasur raportime që e lidhin Amrabat me një lëvizje te Atletico Madrid, me një numër klubesh të Ligës Premier që kanë shprehur gjithashtu një interes më parë.

Next Post

Analiza e situatës tek Milani/ Largimet dhe krisja me tifozët, “djalli” pritet të reagojë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.