Erik ten Hag është tani trajneri i dytë favorit për t’u shkarkuar me koeficientët e kompanive angleze të basteve që janë ulur ndjeshëm pas humbjes së Junajtidit me Njukasëllin në Kupën e Ligës. 1.38 është koeficienti që trajneri holandez do të shkarkohet.
Ai ka pasur një nisje të vështirë të sezonit në stolin e “djajve”. Me katër transferta në pesë ndeshjet e ardhshme të skuadrës në të gjitha kompeticionet, si edhe me përballjet kundër Njukasëllit, Çelsit, Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut përpara Krishtlindjes, Ten Hag zor se do të jetë në stolin e 20 herë kampionëve të Anglisë për një kohë të gjatë.
Stoli i tij tani është më i nxehtë se kurrë, ndërsa vetëm Pol Hekingbotëm, trajneri i Shefilld Junajtidit, me koeficientin 1.25, është përpara Ten Hagut në listën e shkarkimeve të mundshme.
PANORAMASPORT.AL