Tuesday, 2. June 2026
Sport

E shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Dytë, Kukësi i beson trajnerit Bledi Kadiu

GS 01/06/2026 2 Min. Lesezeit

Pas drejtorit Fundim Dollaku, klubi i Kukësit rinovon për një vit edhe me trajnerin Bledi Kadiu. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit verior.

Kadiu bëri mrekullinë me Kukësin sezonin që lamë pas, duke e marrë drejtimin e tij në një situatë shumë të vështirë, në vend të fundit dhe me diferencë pikësh me rivalët. Korçari e shpëtoi këtë skuadër nga rënia direkt në Kategorinë e Dytë dhe më pas siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë nëpërmjet “Play-out”-in.

Njoftimi i klubit kuksian

Blediu Kadiu vazhdon projektin me Kukësin! Rezultatet, puna dhe përkushtimi i treguar gjatë sezonit të fundit kanë bindur klubin për të vazhduar projektin me trajnerin Bledi Kadiu.

Kadiu mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë dhe kur gjithçka dukej e pamundur, por rezultatet pozitive dhe puna e palodhshme, sollën frytet e veta. Puna e bërë gjatë këtij sezoni ka krijuar bazat për vazhdimësinë e projektit, ndaj klubi ka vendosur të rinovojë bashkëpunimin me trajnerin deri në vitin 2027. I urojmë trajnerit Bledi Kadiu suksese të mëtejshme.

Teilen: