• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E shtuna e Bajernit/ Fitore, “dush” birre dhe… lamtumirë

12/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajerni i Mynihut ish te shpallur kampion i Gjermanisë që pas ndalesës së Leverkusenit në Fraiburg një javë më parë. Megjithatë, bavarezët kanë dashur ta mbyllin me nota të larta sezonin në ndeshjen e fundit para publikut të tyre, qoftë dhe për një arsye të thjeshtë: për t’i dhënë një lamtumirë si duhet një prej legjendave të klubit, Tomas Myler.

bandicam 2025-05-12 09-35-16-167

Dhe Bajerni ashtu ka bërë, duke e kthyer të shtunën në një festë sportive e jo vetëm. Duke qëndruar te futbolli i luajtur, Bajerni ka mundur pa vështirësi Borusian e Mënçengladbahut me shifrat 2-0. Protagonistë të fitores kanë qenë Herri Kejn dhe Olizeh me nga një gol në secilën pjesë. Por natyrisht, me titullin e fituar, e gjithë vëmendja ka qenë diku gjetkë, te festa e titullit dhe te lamtumira e Tomas Mylerit. Edhe këtu, Bajerni nuk ka “gabuar”. Festa ka qenë e gjatë, batutat e Tomas Mylerit, po ashtu. Por edhe lotët nuk kanë munguar për një personazh të madh të klubit bavarez.

“DUSHI” TRADICIONAL – Të gjithë e dinë se në Gjermani, në rast të një trofeu, festa më tradicionale është “dushi” i birrave. Për shumë lojtarë të Bajernit kjo është diçka e zakonshme. Por ka pasur nga ata që e kanë provuar për herë të parë, siç ishin dhe dy autorët e golave, Herri Kejn dhe Olizeh. Ata janë “larë” me birra nga shokët e ekipit, duke e festuar kështu titullin e parë me bavarezët.

TOMAS MYLER – Por natyrisht që vëmendja më e madhe ka qenë nga Tomas Myler. Mesfushori i bavarezëve në ndeshjen e tij të fundit para publikut të Mynihut ka qenë tepër i emaocionuar, por gjithsesi është munduar t’i fshehë pas natyrës së tij gazmore. I tillë ka qenë deri në fund, duke i bërë të 75 mijë të pranishmit të qeshin. “Gjatë gjithë kësaj kohe kam menduar se çfarë shakaje do të bëj… Më falni, humori është shumë individual.

Po kërkoja një shaka për lamtumirat dhe nuk munda të gjeja një që më pëlqente. Pastaj kërkova një version më intrigues: për funeralet. Babai po vdes, tre fëmijët e tij po qëndrojnë pranë shtratit. Papritmas, dëgjohet aroma e tortës së tij të preferuar, të cilën po e përgatit nëna e tij. Pastaj babai i dërgon të birit: ‘Të lutem më sill një copë tjetër nga torta ime e preferuar’. Djali kthehet pa tortë. Babai pyet: ‘Po torta ime?’. Djali thotë:

‘Nëna ime tha se është vetëm pas funeralit”. Përtej humorit, më parë Myler u ishte drejtuar me seriozitet dhe fjalë prekëse të gjithë tifozëve bavarezë. “Çfarë ka ndodhur vitet e fundit, çfarë më lë pa fjalë… jo, asgjë nuk më lë pa fjalë… stadiumi është gjithmonë plot! Gjithmonë plot! Pavarësisht se kundër kujt luajmë, pavarësisht se kur. Kur e sheh stadiumin nga jashtë, e gjithë bota na ka zili. Ti e bën atë që është. Zhvillimi i klubit…

Unë kam qenë në gjendje të jem pjesë e tij. Ne kemi arritur majën, kemi punuar fort. Nuk është një dhuratë. Ajo që do të më mungojë, sigurisht, është shënimi i një goli. Askush nuk mund ta dhurojë këtë. Por edhe takimet me shokët e mi të ekipit. Faleminderit edhe të gjithë mbështetësve. Do të më mungojë! Megjithatë, mund ta shohim të ardhmen me optimizëm. Shoh shumë lojtarë të rinj, të etur që i japin zemrën Bajernit. U bëj thirrje të gjithëve: punoni shumë! Është më e madhe nga ç’mund ta imagjinoni. Prandaj, do të largohem nga skena e madhe. E adhurova, këtë gladiator modern. Jam i lumtur. Asnjë lot. Ju dua të gjithëve! Kujdesuni! Shërbim! Le të shkojmë! Tani është koha për të festuar”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arabia Saudite planifikon të investojë 250 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.