Ana njerëzore para asaj sportive. Pedro Neto i ka kërkuar falje djalit që mblidhte topat, të cilin e shtyu gjatë ndeshjes mes PSG-së dhe Chelsea në Champions League. Një moment që solli një grindje masive në “Parc des Princes”.
I pyetur për incidentin nga “TNT Sports” pas ndeshjes, Neto tha: “Dua t’i kërkoj falje djalit që mblidhte topat. Kam folur me të. Ne po humbisnim dhe në emocionin e ndeshjes doja ta merrja topin shpejt. I dhashë një shtytje të vogël, por nuk jam kështu”.

Lojtari i Chelsea bëri me dije më tej se i dhuroi edhe fanellën djaloshit pas ndeshjes. “Ishte një veprim i momentit. I dhashë fanellën time, më vjen shumë keq për atë që ndodhi”.
Nuk është e qartë, nëse Neto do të përballet me ndonjë ndëshkim nga UEFA për atë episod, apo jo. Chelsea humbi thellë në Paris, 5-2, ndërsa ndeshja e kthimit luhet të martën në “Stamford Bridge”.