• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E tepron Henry: Haaland mund të shënojë 100 gola në javë

12/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Thierry Henry thotë se si Erling Haaland mund të shënojë 100 gola në javë dhe ta drejtojë Manchester Cityn drejt një fitoreje të trofeut të katërt.

Pasi fitoi një tripletë historike me Manchester City, Haaland kërkoi këshillën e Thierry Henry se si të përmirësonte më tej lojën e tij.

  

Legjenda e Arsenalit u përgjigj duke shpjeguar se norvegjezi tani duhet të fokusohet në përdorimin e më shumë këmbës së djathtë gjatë shënimit të golave.

Duke folur në ‘CBS Sports’, Henry tha: “Nëse Haaland fillon të ecë në këmbën e djathtë dhe të përfundojë me të djathtën në të njëjtën vrapim që bën në të majtë, ka mbaruar. Ai do të shënojë 100 gola në javë.

“E thashë në transmetim. Mendoj se nuk ka asgjë që mund të mësosh, ajo që bën është e pakuptimtë. Por, kthehu te qëllimi, të shkosh në të djathtë ndonjëherë, të bësh vrapime atje ku nuk dëshiron. Ka disa gjëra që mund të mësosh, por pastaj ato do të shkojnë në katër trofe!”, ishin fjalët e francezit.

Haaland pati një sezon debutues ëndrrash për Manchester Cityn ku shënoi 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat. Ai ishte golashënuesi më i mirë si në Premier Ligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe luajti një rol vendimtar në fushatën fituese të tripletës me anglezët./Lajmi.net/

  


Next Post

Ranieri shpërtheu në lot pas suksesit të Cagliarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.