• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E trishtë: Gjendet në lumë trupi i copëtuar i futbollistit brazilian, ishte zhdukur 10 ditë më parë

04/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i tmerrshëm vjen nga Brazili, ku raportohet se ndodhi një krim i rëndë. Gjegjësisht, futbollisti i ri Hugo Skulny, i cili u zhduk më 25 qershor pas një feste, u gjet i vdekur në lumin Igëetemi.

  

Përkatësisht, atë ditë ai shkoi në një festë në Pindoti Poranj aty pranë në Paraguaj, pas së cilës i humbën të gjitha gjurmët, transmeton lajmi.net.

Ai u pa për herë të fundit me miqtë që e lanë në shtëpinë e të dashurës së tij pranë qytetit brazilian të Sete Quedas.

Sipas kreut të policisë së këtij qarku, trupi i prerë i Skulnyt është gjetur, por koka jo.

Më tej thuhet se futbollisti është identifikuar falë një tatuazhi që i ka kushtuar babait të tij i cili u nda nga jeta dy vite më parë.

Policia thotë gjithashtu se të paktën një i dyshuar është arrestuar, por emri i tij nuk bëhet i ditur./Lajmi.net/

  


Next Post

Milan nuk ndalet, nis bisedimet për transferimin e sulmuesit spanjoll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.