• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E TRISHTË/ Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta trajneri legjendar gjerman

25/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i trishtë është bërë publik ditën e sotme! Trajneri legjendar gjerman i futbollit, Kristof Daum ka humbur jetën në moshën 70-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. 

daum

Daum ka luftuar me një sëmundje të egër që nga vjeshta e vitit 2022. Në karrierën e tij si trajner ka drejtuar Këlnin, Shtutgartin, Beshiktashin, Bajer Leverkusenin, Austrinë e Vjenës, Fenerbahçen, Eintracht Frankfurtin, Klub Bryzhin dhe Bursasporin, si dhe ka qenë trajner i Rumanisë. 

Vite më parë emri i tij ka dalë në skenë edhe si trajner i mundshëm i Kosovës, por bashkëpunimi nuk u arrit.  

Daum fitoi titullin kampion gjerman me Shtutgartin si dhe Superkupën e Gjermanisë, si dhe ishte tre herë kampion i Turqisë dhe fitues i Kupës së Turqisë dhe Superkupës së Turqisë. 

Gjermani gjithashtu u shpall edhe kampion i Austrisë në vitin 2003 kur fitoi dy trofe me Austrinë e Vjenës. 

Ai duhej të bëhej trajner i Gjermanisë pas dështimit në Euro 2000 në Belgjikë dhe Holandë, por Uli Hë ndërhyri dhe e akuzoi publikisht për përdorimin e substancave të paligjshme. 

Daum pranoi t’i nënshtrohej një testi droge dhe një mostër flokësh zbuloi se ai kishte konsumuar kokainë, kështu që humbi pozicionin e tij si trajner i kombëtares gjermane. 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Milani i ri, probleme të vjetra në mbrojtje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.