Ish-futbollisti dhe drejtuesi i Napolit, Antonio Julianos, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi napoletan.
Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni, zhvilloi mbi 500 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Napolin me të cilën fitoi Kupën e Italisë (1976). I vetmi ekip që ka fituar Kupën duke qenë pjesë e Serie B.
Ndërkohë që fanellën e kombëtares italiane e veshi 18 herë. Ai fitoi Europianin e vitit 1968, duke u shpallur nënkampion bote dy vite më vonë në Botërorin e Meksikës.
Më pas nisi karrierën si drejtues sportiv, ku ishte personi që kreu operacionin historik të blerjes së Diego Armando Maradonës nga Barcelona në vitin 1984.
È una delle giornate più brutte della storia del Napoli e dei suoi tifosi. Si è spento Antonio Juliano, che per due decenni è stato “il Napoli”.
Per coloro che non lo abbiano conosciuto vale la pena farsi raccontare chi sia stato e cosa abbia rappresentato per la nostra città.… pic.twitter.com/BgKD5TcYp2— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 13, 2023
PANORAMASPORT.AL