Vendimi i gjyqtarit Szimon Marciniak për të ndalur një aksion për pozicion jashtë loje të dyshimtë, duke i hequr Bajern Mynih mundësinë të barazonte ndaj Real Madrid, ka tërbuar gjermanët. Reagimet e tyre pas ndeshjes kanë qenë të shumta dhe një nga më të zëshmit, ishte si zakonisht Tomas Myler.
Duke folur për gazetarët pas duelit, ai tha se e kishte përjetuar edhe më parë në situatë të tillë në Madrid, duke kujtuar një tjetër eliminim me polemika.
“Gjyqtari nuk shkoi te VAR-i. As nuk i dha vetes mundësinë që ta shihte. Një situatë e tillë është ëhsuëm e çuditshme
Është nëj vendim i pabesueshëm. Zakonisht na lejojnë të vrapojmë tre metra derisa vërshëllejnë bilbilin. Nuk e di se çfarë ndodhi.
E trishtë, por kjo ndodh shumë dhe vazhdimisht në Madrid. Mua më ka ndodhur në vitin 2017 me dy gola të Kristiano Ronaldos… Por ajo ishte para VAR-it”, tha Myler para gazetarëve duke kujtuar fitoren 4-2 të madrilenëve ndaj Bajernit në prillin e vitit 2017, ku klubi gjerman protestoi për pozicione jashtë loje në 2 nga 3 golat e Kristiano Ronaldos në atë ndeshje.
PANORAMASPORT.AL