Friday, 15. May 2026
Sport

E TRISHTË/ Udhëhoqi Anglinë drejt finales së Europianit, ndahet nga jeta ikona e futbollit britanik

GS 26/11/2023 1 Min. Lesezeit

Futbolli anglez është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së futbollit në ishull, Terri Venëbëlls në moshën 80-vjeçare.

4646

Ish-futbollisti dhe trajneri legjendar i “Tre Luanëve”, i cili i udhëhoqi ata deri në finalen e Euro ’96 humbi betejën me një sëmundje të rëndë që luftonte prej kohësh.

Si futbollist ai ka qenë pjesë e Çelsit, Totenhemit dhe QPR, ndërsa si trajner, përveç Anglisë, Venëbëlls ka drejtuar edhe Kristal Palas, Barcelonën, Totenhemin, Australinë dhe e mbylli me Lidsin në vitin 2002.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: