“Corriere della Sera” rikthehet te dështimi i kombëtares italiane për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, duke dhënë pikëpamjen e ish-trajnerit Gennaro Gattuso. Ky i fundit shprehet krenar për atë që arriti të ndërtonte në një ekip ku askush nuk donte të hynte me dëshirë, por edhe i zemëruar me “gjakpirësit” që prisnin të gëzonin mbi fatkeqësitë e tij dhe ndaj rregullave absurde të kualifikimeve për Botërorin. Ai u shpreh hapur për ata që i qëndronin pranë, duke përfshirë familjen që e mbështeti gjatë krizës.
Detajet e dorëheqjes së Gattusos, e cila erdhi të premten, lidhen me shpërblimet për stafin deri më 20 korrik, të cilat ai i refuzoi për të thjeshtuar gjithçka. Ai ndihet i lënduar nga rezultatet, nga tërmeti institucional pas humbjes ndaj Bosnjes dhe nga insinuatat, si ato mbi shpërblimin financiar, autorët e të cilave i quan “hijena”, sepse lojtarët nuk janë të lidhur me paratë.
Sipas tij, Bosnje-Itali kishte mundësi për 0-2, ndërsa penalltitë e humbura dhe “mrekullia” e Donnarumma përfunduan duke dëmtuar axurrët. Ai beson se ka krijuar një ambient me shpirt të drejtë, ku edhe të dëmtuarit donin të ishin prezent.