Wednesday, 25. February 2026
Sport

E vizitoi edhe legjenda turke, Visar Bekaj afër zyrtarizimit te skuadra e Superligës

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kombëtares së Kosvoës, Visar Bekaj është afër zyrtarizimit te skuadra e njohur nga Turqia, Hatayspor.

Kosovari është duke i zhvilluar ndeshjet e fundit me fanellën e klubit shqiptar, KF Tirana, shkruan Lajmi.net

  

Madje portierin “dardan” e vizitoi edhe legjenda e futbollit turk, Volkan Demirel – i cili në fakt është drejtor sportiv te skuadra e Superligës së Turqisë.

Hatayspor bën pjesë në Superligë, por që është tërhequr nga garat para disa muajve për shkak të tërmetit fatal që goditi këtë pjesë të Turqisë.

“Panorama Sport” gjithashtu ka mësuar se Visar Bekaj te ekipi turk do të fitoj rreth 17 mijë euro në muaj./Lajmi.net/

Visar Bekaj – Abc News

Teilen: