Ish-ylli i Chelsea-s, John Obi Mikel, ka folur hapur për të ardhmen e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen, i cili këtë sezon po luan në formë huazimi të Galatasaray.
Osimhen u huazua tek gjiganti turk verën e kaluar nga Napoli.
Sulmuesi negrin ka shkëlqyer në Superligën turke, ku ka zhvilluar 26 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe dhuruar 5 asistime.
Sipas bashkëkombësit të tij, Obi Mikel, Osimhen nuk ka ndërmend të ndalët.
“Ai dëshiron të luajë për Chelsean”, tha Mikel për “beIN SPORTS”.
Ish-mesfushori i ‘Bluve’ tha se Osimhen do të vinte në Londrën Perëndimore me synimin për të thyer rekorde dhe për t’u bërë një legjendë e klubit.
“Shpresoj që të realizohet, sepse shoh gjëra të mëdha duke ndodhur. Shoh një partneritet të madh që po formohet, shoh një lojtar që mund të bëhet një legjendë e madhe për këtë klub”, theksoi Mikel.