• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E zyrtarizojnë mediat italiane: Francesco Moriero është trajneri i ri i Laçit

10/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Emri i tij përflitet se do të marrë drejtimin e Laçit, por kur mungon zyrtarizimi nga ana e klubit kurbinas, vjen konfirmimi nga mediat italiane, që shkruajnë se ditën e sotme Francesco Moriero do të prezantohet si trajneri i ri i Laçit.

Shqipëri, Maldive, Shqipëri: kështu mund të përmblidhet e shkuara e afërt e Francesco Moriero. Ish-futbollisti mes shumë ekipeve edhe i Romës dhe Interit zgjodhi të startojë sërish nga elita e futbollit shqiptar pas aventurës së tij në krye të kombëtares së Maldiveve, duke pranuar propozimin e KF Laci.

Ky është një rikthim, duke qenë se trajneri i Leçes kishte drejtuar tashmë Dinamon e Tiranës në vitet 2020-2021.

Aktualisht në fund të tabelës me vetëm 3 pikë të fituara në 8 ndeshje (3 barazime dhe 5 humbje), Laçi do ta bëjë atë të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare mëngjesin e sotëm me opsion për një sezon të mëtejshëm.

Kjo është aventura e pesëmbëdhjetë si trajner për Moreiron. Lanciano, Crotone, Frosinone, Grosseto, Lugano, Grosseto sërish, Leçe, Catanzaro, Catania, Sambenedettese, Cavese, Dinamo e Tiranës dhe Maldive, përpara se të kthehej në Shqipëri.

Next Post

Shiriti përçan Francën, Tçuameni: Krenar që ma besuan, më pëlqen përgjegjësia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.