Friday, 10. April 2026
Sport

Ecuria dhe raportet brenda klubit, Pioli mund të konfirmohet në stolin e Milanit

GS 05/04/2024 2 Min. Lesezeit

Në fund të ndeshjes së fituar me Fiorentinën, Stefano Pioli kujtoi se ndihej mirë te kuqezinjtë dhe se “Milani nuk lihet”. Trajneri, i cili me 230 pankina ka kaluar në renditje Arrigo Sakin, dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te “Djalli” dhe për “Tuttosport” shanset për konfirmimin e tij duket se janë më të forta se disa muaj më parë, por deri kur?

pioli

Pioli ende nuk ka siguri, deri më sot, se ai do të jetë ende trajner i Milanit në sezonin 2024-2025. Jeta e trajnerëve varet nga rezultatet. Sipas të përditshmes torineze’, megjithatë është e pamohueshme që klubi kuqezi aktualisht po mendon të ecë përpara me të. Puna e tij, nga viti 2019 e deri më sot, është vlerësuar shumë, plus ka lidhje të e fortë me drejtuesit dhe marrëdhënie solide me lojtarët.

FIRMA VJEN ME EUROPËN – Prandaj, Milani dhe Pioli duhet të ecin përpara së bashku, ndonëse duke lënë një hapësirë të lidhur me ndeshjen e dyfishtë në Ligën e Europës kundër Romës. Klubi milanez, në fakt, dëshiron të konfirmojë trajnerin thjesht deri në skadimin natyral të kontratës së tij, të caktuar për 30 qershor 2025. Tema e rinovimit, për momentin, nuk është në rendin e ditës.

Nëse konfirmohet, Pioli do të nisë vitin e ri me skadimin e kontratës. Një anomali në Itali, por edhe një aspekt jo dhe aq primar për një pronar amerikan si “Elliott”. Megjithatë, Europa mund të bëhet faktor në këtë histori. Fitimi i trofeut, të cilin Milani nuk ka arritur ta pushtojë asnjëherë edhe kur quhej Kupa UEFA, apo edhe arritja në finale, mund t’i sjellë Piolit rinovimin e kontratës me Milanin edhe për disa vite. Kështu që mund të punojë me qetësi më të madhe.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: