• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ecuria e sulmuesit të Barcelonës/ Ferran Torres, nuk ka më të mirë se ai nga stoli

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barça mori tri pikë të rëndësishme kundër Atletikos (2-4) falë golave të Robert Levandovskit, Lamin Jamal dhe Ferran Torres (2).torresSulmuesi nga Valencia e ka gjetur rrjetën tetë herë këtë sezon nga stoli dhe ka shënuar tashmë 15 gola si zëvendësues që kur u bashkua me blaugranat nga Mançester Siti në janar 2022. Në historinë e klubit të Barcelonës, vetëm Julio Salinas (19) dhe Leo Mesi (39) kanë më shumë gola të ardhur nga stoli.

Përveç dy golave kundër Atletikos të dielën, ai shënoi kundër Vajadolidit (7- 0), kundër Las Palmas (1-2), kundër Betis (2-2), dy në Dortmund në një fitore kyçe (2-3) dhe në Kupë kundër Valencias (5-1).

Në sezonet e kaluar, Ferran shënoi tre në sezonin 2023- 24, tre të tjerë në 2022-23 dhe një në 2021-22 kundër Elçes. Nga të gjitha këto, 10 kanë ardhur në La Liga, katër në Champions dhe një në Kupën e Spanjës. Deri më tani këtë sezon, valenciani ka luajtur gjithsej 1,127 minuta në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola, tetë prej tyre si zëvendësues.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Van Dijk, 60 milionë euro për yllin e Dortmundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.