Sunday, 17. May 2026
Sport

Ecuria mbresëlënëse e Shqipërisë, Mancini e Deco i duartrokasin Sylvinhos

GS 19/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë po e vazhdon ecurinë e saj fantastike të rezultateve të cilat po e shtyjnë gjithmonë e më afër kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024.

Sylvinho, trajneri brazilian i Kombëtares kuqezi po konsiderohet një nga më meritorët për rezultatet e “Shqiponjave”.

Suksesi i Sylvinhos me Shqipërinë ka rënë edhe në sytë e disa figurave të njohura e me nam në futbollin evropian.

Trajneri italian, Roberto Mancini i ka reaguar Sylvinhos me një koment në Instagram.

Mancini që drejtoi Italinë në triumfin e Kampionatit Evropian të fundit i ka duartrokitur Sylvinhos.

Përveç Mancinit, edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Deco i ka duartrokitur njësoj ecurisë së brazilianit Sylvinho.

Kujtojmë se Sylvinho ka qenë ndihmës i Mancinit te Interi, ndërkaq me Decon ka qenë bashkëlojtarë te Barcelona./Lajmi.net/

Teilen: