Mosha ka qenë gjithmonë një temë diskutimi për pilotët fitues në Formula 1. Edhe pse Alonso me 42 vitet e tij tregon se ajo nuk pengon pilotët që të jenë kompetitiv, fitimi i Çmimeve të Mëdha apo i Botërorëve është diçka tjetër.
“Mendoj se Lewis Hamilton po plaket, mund të vazhdojë të fitojë gara, por që diçka e tillë të ndodhë gjithçka duhet të shkojë siç duhet”, tha Eddie Jordan.
Sipas ish-pronarit të “Jordan Grand Prix” piloti britanik i Mercedes ka dhënë më të mirën vitet e kaluara dhe tani e ka të pamundur që të përsëritet edhe nëse do të drejtonte veturën e “Mad” Max. “Mendoj se Lewis po plaket ndërsa Max është në një moment të artë pasi ka eksperiencën dhe vetëbesimin e duhur për ta mposhtur atë edhe nëse do të garonin me të njëjtën veturë”, komentoi Jordan në podcast-in e Coulthard, “Formula For Success”.