Hazard refuzon largimin nga Real Madridi.
Eden Hazard duket se nuk e ka në plan të largohet nga Real Madridi.
Belgu nuk është në planet e klubit për të ardhmen, teksa ai nuk është se ka treguar diçka as gjatë tërë kësaj kohe sa është pjesë e klubit spanjoll.
Këtë sezon, ai ka bërë vetëm dhjetë paraqitje në të gjitha garat – ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.
Hazard është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019. Klubi për të kishte shpenzuar 115 milionë euro.
Megjithatë, ai më shumë ka qenë i lënduar dhe jashtë fushës së lojës. Në total, ish-futbollisti i Chelseat ka 76 paraqitje me “Los Blancos”, shtatë gola dhe 12 asistime.
Por, pavarësisht të gjithave, 32-vjeçari po refuzon që të largohet nga “Santiago Bernabeu”, ka raportuar “Marca”.
Ish-reprezentuesi belg thuhet se dëshiron që të qëndrojë deri në fund të kontratës.
Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.