Thursday, 9. April 2026
Sport

Ederson gati për ndeshjen ndaj Real Madridit, Guardiola në dyshim me kë të startojë

GS 08/04/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka një dilemë portieri përpara ndeshjes së parë çerekfinale kundër Real Madridit, e cila do të luhet nesër, më 9 prill, në orën 21:00 në Santiago Bernabeu.

“Ederson apo Stefan Ortega? Duhet të mendoj për këtë sepse Ederson është rikthyer nga lëndimi dhe ai ndihet mirë,” tha trajneri Pep Guardiola.

“Më duhet të vendos, por ne jemi vërtet të lumtur me Ortega, një portier i jashtëzakonshëm”, shtoi trajneri katalanas për këtë temë.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: