Ederson ka zbuluar mesazhet e shumta që ka marrë nga tifozët e Arsenalit në telefonin e tij, përpara fitores së Mançester Sitit ndaj Totenhemit, pasi numri i tij i telefonit u zbulua.
Por portieri i Sitit qeshi i fundit teksa skuadra e Pep Guardiolës siguroi një fitore 2-0 ndaj “spërsave” për të kapërcyer në krye të tabelës përpara ndeshjes së fundit të sezonit, pavarësisht se tifozët e Arsenalit bënë çmos për t’i shpërqendruar kampionët.
Diskutimi para ndeshjes u dominua nga tifozët dhe lojtarët e Arsenalit që u bënin thirrje rivalëve të tyre të përhershëm që t’u bënin atyre një nder të madh, duke mundur apo edhe duke barazuar kundër Sitit. Por Ederson tha:
“Numri im i telefonit rrodhi në rrjet dhe unë mora shumë mesazhe argëtuese”. Disa prej tyre i kërkonin mes fyerjeve që të gabonte, ndërsa me dhjetëra mesazhe të tjera i përsërisnin se titullin do ta fitonte Arsenali.
PANORAMASPORT.AL