Saturday, 23. May 2026
Sport

Edhe Alejandro Garnacho lëndohet, nuk i bashkohet Argjentinës për ndeshjet e tetorit

GS 07/10/2024 1 Min. Lesezeit

Alejandro Garnacho nuk do t’i bashkohet Argjentinës për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Anësori i Manchester United ndau lajmin me anë të një postimi në Instagram.

“Kam pasur probleme me gjurin në dy ndeshjet e fundit dhe nuk do të jem në gjendje të jem me kombëtaren, por shpresoj të rikuperohem në mënyrë që të jem i disponueshëm në data e ardhshme”, shkroi Garnacho.

Ai është vlerësuar nga ekipi mjekësor i Man United dhe i është rekomanduar që të pushojë pak.

Garnacho është përballur me një problem lëndimi që para ndeshjes me FC Porto.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: