Tuesday, 19. May 2026
Sport

Edhe Interi reagon për ndarjen nga jeta të Dwamenas

GS 11/11/2023 1 Min. Lesezeit

Edhe Interi reagon për ndarjen nga jeta të Dwamenas!

Humbja e jetës së një futbollisti në fushën e gjelbër, sigurisht që shkakton keqardhje të madhe në botën e futbollit.

Rasti i Dwamenas, që për dashurinë që kishte për lojën më të ndjekur në glob mori përsipër rrezikun më të madh, ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve më të mëdha në botë.

Interi ka reaguar nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimet për sulmuesin ganez (dhe klubi rrogozhinas), i cili u kishte shënuar zikaltërve në miqësoren e zhvilluar në muajin gusht (e fituar 4-2 nga zikaltrit).

Teilen: