Paolo Di Kanio , ish-sulmuesi i njohur, komentator aktual në redaksinë e Sky Sport”, ka kryqëzuar sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, pas rastit të shpërdoruar me kokë në finalen e Champions-it.
“Lukaku ka dështuar në momentet kyçe. Nuk e shpjegoj dot sesi nuk arriti të shënonte me kokë. Nëse je aq afër portierit, gjuan me kokë, por nuk e shënjestron mirë, do të thotë se nuk ke bindjen e duhur.
Edhe Simone Inzagi, për të mos përmendur vëllain e tij Filipo, do ta kishin shënuar atë rast. Nuk shoh uri te Lukaku, sidomos në këto ndeshje shumë të rëndësishme. Duhet të jesh vrastar në momente të caktuara që mund të vendosin sezonit. Ato momente ndajnë parajsën nga ferri”, deklaroi Di Kanio.
PANORAMASPORT.AL