Tuesday, 20. January 2026
Sport

Edhe këtë vit organizohet turneu i boksit “Pavarësia”

GS 14/02/2024 1 Min. Lesezeit

Për vitin e 16-të rresht, Federata e Boksit e Kosovës do ta organizojë turneun ndërkombëtar “Pavarësia”. Në njoftimin e kësaj federate të mërkurën, thuhet se turneu do të mbahet të shtunën prej orës 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Krahas boksierëve nga Kosova, në këtë turne do të marrin pjesë edhe boksierët nga shtetet e rajonit, si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Para fillimit të turneut që do të mbahet në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të bëhet edhe peshimi i boksierëve, i cili nis në orën 08:00 dhe përfundon në orën 09:00 të mëngjesit.

Teilen: