Wednesday, 29. April 2026
Sport

Edhe në Suedi, shiten të gjitha ndeshjet për duelin me Kosovën

GS 27/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kosovën e presin dy ndeshje të rëndësishme në muajin që po vjen.

“Dardanët”, do të përballen me Slloveninë në “Fadil Vokrri” si dhe pas 3 ditësh do të udhëtojë drejt Stockholmit, ku do të ripërballet me Suedinë.

Sa i përket kësaj të fundit, Federata Suedeze e Futbollit doli me njoftim se janë shitur të gjitha biletat për të dy ndeshjet e saj, përfshirë edhe me Kosovën.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit që zhvilluan, ishte Kosova ajo e cila fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 në Prishtinë pas golave të Rexhbeçaj dhe Muriqit.

Teilen: