• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Edhe një e veçantë për Granit Xhakën, që pak kush e ka në Gjermani

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti Granit Xhaka është ndër të paktët lojtarë në Bundesligën gjermane që i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet me ngjyrat e Bayer Leverkusen.

Edhe pse ata e siguruan titullin e parë në histori pas 120 vitesh themelim, treguan karakter kundër Dortmundit fundjavën e shkuar, duke barazuar në minutën e 98- të.

Në total “aspirinat” janë të vetmit në “top 5” ligat kryesore të Europës që ende nuk kanë pësuar humbje, 25 fitore dhe 5 barazime.

Por mesfushori zviceran me origjine kosovare e hedh vështrim më larg, duke pohuar se misioni i mbetur në ekip deri në mbylljen e ligës konsiston me arritjen e rezultateve pozitive.

Synimi është mbyllja e kampionatit pa pësuar asnjë disfatë.

“Te ruash përqendrimin pas festës së titullit dhe kualifikimit për në fazën gjysmëfinale të Europa League nuk është e lehtë. Megjithatë, grupi e ka treguar se jemi të pathyeshëm deri në këtë pikë, jo vetëm në Bundesligë.

Thyerja e një rekordi historik është tregues i qartë i një punë kolosale dhe vendosmërie prej grupit. Kemi evituar shumë humbje në limite, siç bëmë edhe kundër Dortmundit.

Mision ynë është që ta mbyllim kampionatin pa asnjë humbje.

Diçka e tillë nuk është arritur në parë nga klubet gjermane dhe do t’i jepte akoma më shumë vlerë titullit. Të shpresojmë që do t’i fitojmë edhe katër ndeshjet që na kanë mbetur”, tha Xhaka.

Next Post

VIDEO/ Arsenali “shuplakë” Çelsit, skuadra e Artetës turpëron blutë në derbi dhe merr kryesimin e Premier Ligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.